Site icon PrishtinaPress

Çeku: Terroristët kanë shkaktuar dëme jo të vogla në Manastirin e Banjskës

Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është deklaruar në lidhje me pasojat që sulmi terrorist la në Manastirin e Banjskës, ku grupi terrorist supozohet se hyri dhunshëm.

Në fjalën e tij, Çeku vlerësoi se terroristët kanë shkaktuar dëme jo të vogla në strukturën e Manastirit të Banjskës.

“Për dijeni të të gjithëve, Manastiri i Banjskë u ndërtuar në pjesë e parë të shekullit XIV mbi rrënojat e një kishe të vjetër, të hershme, paleokristian, teksa supozohej se në atë vendbanim gjendej edhe një vendbanim antik romak, pasi që aty janë gjetur shkrime të periudhës romake. Terroristët kanë shkaktuar dëme jo të vogla në strukturën e këtij Manastiri”, deklaroi Çeku.

“Besoj thellë që qëllimi i pjesëtarëve të këtij grupi dhe urdhërdhënësve të tyre kanë qen që përveç dëmtimit fizik, të dëmtohen edhe marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare në Kosovë.” – shtoi Çeku.

Exit mobile version