-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Çeku publikon një përmbledhje të shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës nga agresioni serb

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka renditur disa shifra nga shkatërrimi i qëllimshëm i trashëgimisë kulturore të Kosovës nga agresioni serb.

Ai në Twitter tha se për këto humbje që ka pësuar Kosova s’ka asnjë kompensim e as marrje të përgjegjësisë nga shteti serb.

Krahas shifrave, Çeku ka publikuar edhe fotografi të objekteve të shkatërruara. 

Postimi i tij i plotë në Twitter:

Një përmbledhje e shkatërrimit të qëllimshëm të trashëgimisë kulturore të Kosovës nga agresioni serb gjatë luftës së viteve 1998/99:

– 1788 objekte të trashëgimisë kulturore të dëmtuara/shkatërruara,

– Mbi 3000 artefakte muzeale të vjedhura,

– 1.7 milionë libra shqip dhe 175 biblioteka publike të djegura/shkatërruara,

– Mbi 25 mijë dosje të dokumentacionit të trashëgimisë të marra,

– qindra vepra arti të vjedhura, të djegura ose të dëmtuara.

Deri më sot, nuk është kërkuar falje, s’është marrë asnjë përgjegjësi, asnjë kompensim nuk është dhënë, asnjë drejtësi nuk është vënë në vend.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img