0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Çeku për trenin e Serbisë: Kam pasur frikë nga ballafaqimi i drejtpërdrejtë të shtunën

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Çeku, ka deklaruar se dita e ndaljes së trenit, do të mbetet në mendjen e qytetarëve të Kosovës, si ditë e cila përfundoi me epilog të suksesshëm për Kosovën.

Çeku këto komente i bëri sot në emisionin IMAZH, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

“Kjo ditë  i dha leksion kundërshtarëve të pavarësisë se Kosova është shtet dhe di të reagoj në kësi situata”, ka thënë ai.

Sipas tij një zhurmë e madhe në media për të ndalur trenin, do të kishte pasur me shumë vështirësi dhe qasja e tillë publike, ka krijuar bindje tek serbët se treni do të vjen mirë.

“Unë besoja se treni nuk do të vinte këtu, edhe pse ka pasur heshtje, unë s’jam shqetësuar, pasi që kështu menaxhohet kriza. Unë kam pasur frikë nga ballafaqimi i drejtpërdrejt, Ky tren i dha mesazhe Serbisë. Ai tren u nis për mesazhin ndaj Kosovës, se ky vend është Serbi, por ajo që ndodhi e dha mesazhin e qartë se Kosova nuk është serbi, por shtet”, ka thënë ai.

Sipas tij edhe Rusisë, si dhuruese e trenit, iu dha mesazhi i qartë se Kosova është shtet dhe nuk mund që të cenohet sovraniteti i saj.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Çeku, i cili ka qenë pjesëmarrës i luftës edhe në Kroaci ka thënë se serbët nuk dinë që të mbrohen.

“Serbët gjithë kanë humbur, ata nuk e kanë pritur këtu. Ata morën mesazh të qartë, edhe nga qytetarët e vet, pra vet serbët po kritikojnë vet liderët e tyre. Edhe ata e kanë kuptuar se Kosova është humbur dhe nuk është Serbi”, ka thënë ai.

Çeku, ka thënë se rrethanat e krijuar nga ndalimi i trenit është një tregues për Kosovën, se ajo di të menaxhojë.

Sa i përket deklaratave të presidentin serb Nikoliq, për luftën e mundshme ndaj Kosovës, Çeku ka thënë se ato janë deklarata të kota, pasi që serbët i kanë humbur të gjitha betejat.

“Serbët kanë një qëllim që Kosovën ta paraqesin si shtet jo funksional, shtet me imazh jo të mirë. Kjo do të  bënte që çështja e Kosovës, të jetë prapë në diskutime politike, ku do të ketë edhe biseda për shtete tjera të rajonit”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img