0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Çeku: Ndalimi i filmave në Luginë, përgënjeshtrimi më i madh që Serbia ka ndryshuar

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar për ndalimin e shfaqjes së filmave në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.

Ai tha se rasti i mbrëmshëm është i paprecedentë dhe i papranueshëm, derisa akuzoi autoritetet serbe se paragjykuan përmbajtjen dhe tha se ky është mosdurim nacional.

“Një ditë para shfaqjes së filmave, policia e Serbisë i merr në bisedë informative drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, producentin dhe aktorët e filmave.Pa asnjë motiv konkret, e madje duke e paragjykuar përmbajtjen e filmave, autoritetet serbe ndalojnë shfaqjen e filmave deri në një vendim të radhës. Ky akt më e pakta që mund të emërohet, është mosdurim nacional”.

Çeku tha se kjo është dëshmi se Serbia nuk ka ndryshuar dhe se mund të ndryshojë.

E për fat të keq ka ende qarqe politike brenda, në rajon e jashtë që besojnë në ndryshimin e Serbisë. Pikërisht politizimi nga ana e Serbisë edhe i artit, me të vetmin motiv që filmi është me aktorë shqiptarë dhe mbështetet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është përgënjeshtrimi më i madh që Serbia ka ndryshuar, apo se mund të ndryshojë”.

Ministri njoftoi se ky projekt ishte njëri nga 78 projektet që Qeveria e Kosovës i mbështeti financiarisht përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Projekte këto që bartnin aktivitete në ruajtjen dhe kultivimin, avancimin e artit, gjuhës, arsimit e identitetit kombëtar shqiptar në Luginën e Preshevës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img