Site icon PrishtinaPress

Çeku: Muzeu i Muzikës do restaurohet dhe kthehet në gjendjen origjinale

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, shprehet se janë thellësisht të prekur nga, siç e quajti ai, krimi i mbrëmshëm ndaj trashëgimisë kulturore të Gjakovës, ku u përfshi nga flakët ndërtesa e Muzeut të Muzikës.

Me anë të një reagimi në Facebook ai thotë se të gjithë përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar dhe se aseti Taphanja në Gjakovë do të restaurohet dhe do të kthehet në gjendjen origjinale.

“Pas restaurimit, si ministri do t’i marrim të gjitha masat për funksionalizimin e muzeut”, shkroi mes tjerash Çeku.

Exit mobile version