Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka thënë se Manastirit i Banjskës ka pësuar dëmtime pas sulmit të së dielës nga një grup kriminal serbë ndaj Policisë së Kosovës.
“Besojë thellë që qëllimi i pjesëtarëve të këtij grupi dhe urdhërdhënësve të tyre kanë qen që përveç dëmtimit fizik, të dëmtohen edhe marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare në Kosovë”, tha Çeku.
Sipas ministrit, terroristët serbë kanë përdorur një aset të trashëgimisë kulturore për të kryer sulmet dhe për të mbajtur armatimin e tyre.
“Sulmi terrorist i sponsorizuar nga shteti i Serbisë përveç që ia mori jetën një polici të devotshëm të Kosovës kishte edhe një dimension të rrezikshëm dhe të dëmshëm , atë të përdorimit të një aseti të trashëgimisë kulturore dhe fetare për qëllime kriminale. Manastiri Ortodoks në fshatin Banjskë të Zveçanit është monument i trashëgimisë kulturore i mbrojtur me ligje të Kosovës përdorë si strehë nga grupi terrorist, përfshirë armatimin e tyre”, tha ai.
Ai dha detaje historike për këtë Manastir.
“Për dijeni të të gjithëve, Manastiri i Banjskë u ndërtuar në pjesë e parë të shekullit XIV mbi rrënojat e një kishe të vjetër, të hershme, paleokristian, teksa supozohej se në atë vendbanim gjendej edhe një vendbanim antik romak, pasi që aty janë gjetur shkrime të periudhës romake. Terroristet kanë shkaktuar dëme jo të vogla në strukturën e këtij Manastiri”, deklaroi Çeku. /Express/