-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Çeku kujton ditën kur e kuptuan se po çlirohet Kosova: “Erdhi një helikopter me oficerë të NATO-s”

Ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, ka kujtuar ditën kur e kuptuan se Kosova po çlirohet.

“Ne kemi qenë në mbramje pa rrymë, me agregatë. Në momentin që është nënshkru ne jemi çu në kambë edhe ia kemi uru njani tjetrit. Serbët cdo humbje e festojnë si fitore. Ne ishim në Berishë të rrethum prej tyre. I kemi dëgju tu gjujtë e tu djegë shtëpi të shqiptarëve. Menduam që po na sulmojnë e në fakt ata po festonin”, tregoi Çeku në T7.

Çeku tregoi se si një helikopter me oficerë të NATO-s kishin ardhur për t’i uruar.

“Na thanë që afër shtabit me rregullu një vend ku ka me zbrit një helikopter që kanë me zbritë disa oficerë të NATO-së me na e uru fitoren. Kur majori britanez ma ka dhënë dorën ma ka uru ‘urime liria’. Unë atij ‘faleminderit’. Aty e kam kuptu që misioni im ka përfundu”, tha Çeku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img