Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku ka folur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për çështjen e stadiumit të Suharekës.
Më 21 shtator të këtij viti, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj e publikoi projektin për ndërtimin e stadiumit në komunën e tij.
Stadiumi në fjalë i përmendur nga kryetari I Suahrekës I takon kategorisë së katër dhe që ka plot 17 mijë ulëse, shkruan Sinjali.
Çeku nga Kuvendi foli rreth këtij projekti, ku tha se MKRS nuk e ka pa atë dhe se nuk përkon me kategorinë ku është listuar në listën e MKRS-së për stadiume.
Më tej, i pari i MKRS-së tha se për këtë lloj infrastrukture duhet përgjegjësi e lartë, ndërsa zbuloi se po formohet një grup koordinues mes FFK-së, MKRS-së dhe komunave.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj kishte bërë të ditur se ekziston lokacioni si parcelë katastrale, në sipërfaqen 16 hektar, ku është i miratuar në PZHK dhe HZK