-0.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Çeku: E papranueshme dhe e trishtë ajo që ndodhi në ndeshjen mes Kosovës dhe Rumanisë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku e ka quajtur të papranueshme dhe të trishtë atë që ndodhi në ndeshjen mes Kosovës dhe Rumanisë.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës dhe u shpreh se racizmi nuk ka vend në sport, përcjell Klankosova.tv.

“Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës. Racizmi nuk ka vend në sport.  E papranueshme dhe e trishtë ajo që ndodhi në Bukuresht në ndeshjen mes Kosovës dhe Rumanisë. Sërish mesazhe politike e brohoritje provokuese nga tifozëria rumune.  Qëndrojmë prapa djemve të Kosovës. Ngjarja e djeshme shkel thellësisht vlerat e sportit, i cili duhet të shërbejë për bashkim dhe jo për nxitjen e urrejtjes dhe përçarjes”.

“Ne dënojmë çdo formë të racizmit dhe fyerjeve ndaj shtetit tonë dhe apelojmë për masa nga institucionet ndërkombëtare të futbollit, për të mbrojtur integritetin e ngjarjeve sportive dhe për të ruajtur respektin dhe dinjitetin mes shteteve. Ofrojmë gjithashtu mbështetjen tonë të plotë për Federatën e Futbollit të Kosovës të cilët kanë nisur përgatitjen e një ankese të plotë me fakte dhe prova që do t’i dorëzohen organeve disiplinore të UEFA-s”, është shprehur Çeku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img