Site icon PrishtinaPress

Çeku: Asnjëherë nuk u tentua të flitet me serbët për FSK-në

Deputeti i PDK-së Agim Çeku para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se shndërrimi i Forcave të Armatosura të Kosovës në Ushtri duhet të gjenden mënyrat se si të bëhet ky ndryshim.

Ai ka thënë po ashtu se deputetët nuk kanë pasur vullnetin që të shqyrtohet në Kuvend. Sipas tij nuk është tentuar të bisedohet me Listën Serbë, ai tha se serbët nuk kanë kërkuar që mos të bëhet Ushtria e Kosovës. Por që sipas tij nuk është tentuar të sillet në Kuvend çështja e Ushtrisë së Kosovës.

Çeku ka thënë se duhet të krijohen kushte që të caktohet një datë për të biseudar me serbët e Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se FSK edhe tani pjestarë serbë dhe se janë të cilësuar.

Fjala e plotë e Çekut:

Qëllimi i është të japim ide se si ta bëjmë këtë ushtri. Projekti i krijimit të ushtrisë, është projekt i përbashkët me ndërkombëtarët. FSK është shumë serioz dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Andaj ne duhet të gjejmë mënyrën se si të krijojmë këtë ushtri. Sepse ato ditë përfundoi një proces i gjatë i cili dul me shumë rekomandime. Të gjitha rekomandimet ishin udhëhequr nga Qeveria e Kosovës dhe ishte gjithpërfshirës gjatë tërë kohës.

Janë humbur tre vjet, paramendone si do të ishte FSK sot po të ishte formuar si ushtri. Edhe përpjekjet e mia si ministër që ta bëjmë, por kishin serbët kërkesa që ne nuk ishim të gatshëm që ti aprovojmë dhe humbën shansin historik.

Unë do ti bahskangjitem ehde ideve të juaja, unë mendoj se duhet të bëjmë çmos me ndërkombëtarët se edhe serbët ti bëjmë brenda ushtrisë dhe vendimmarrjes. Kryesia duhet ta caktoj datën që të bisedojmë me deputetët serbë për këtë çështje. Sa herë kemi pasur probleme ndërkombëtqrët na kanë bërë bashkë, pse edhe mos të kërkohet një bashkim i tillë me serbët që të kryhet kjo punë.

Në atë takim të bëhet prezantimi në gjuhen serbe që tia bëjnë me dije serbëve se për çfarë shërbejnë FSK. Duhet ti shohin ata se ka edhe në FSK serbë të cilët janë të zotët.

Exit mobile version