0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Ceferin me tone të larta për Super Ligën Europiane: Askush nuk e do, s’ka për të ndodhur kurrë

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin këmbëngul se ideja për Super Ligën Evropiane ka vdekur, pavarësisht vendimit të dhjetorit të kaluar nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë që UEFA dhe FIFA thyen rregullat e konkurrencës së BE-së duke u përpjekur të bllokojnë nisma të reja.

Gjykimi i befasishëm i dha teorikisht një jetë të re projektit dhe u pa si një goditje ndaj autoritetit të UEFA-s dhe FIFA-s dhe mënyrës se si ata e drejtojnë futbollin.
“Vendimi është më i mirë për UEFA-n sesa për palën tjetër”, tha Ceferin për gazetën “The Guardian”.

“Gjithçka që A22 (kompania e krijuar për të mbajtur gjallë konceptin e Superligës) po bën është të xhirohet, të filmojë veten, të përpiqet të japë intervista. Ndërkohë ne po qeverisim futbollin. Ne po ndërtojmë fusha, përballemi me shumë probleme, kështu që lobimi është ndoshta puna e tyre kryesore, por nuk është e jona”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img