12.5 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Buy now

spot_img

Ceferin fajson Messin për talljet ndaj Mbappes në Kupën e Botës

Finalja mes Argjentinës dhe Francës, përveç se do të mbahet mend gjatë si një nga më spektakolaret në historinë e Kampionateve Botërorë, do të mbahet mend edhe për festën tallëse të portierit argjentinas, Emiliano Martinez kundrejt Kylian Mbappe.

Së fundmi, në lidhje episodet që ndodhën në Katar pas finales, por edhe më tej në festën e Argjentinës në vendlindje, foli presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin i cili u shpreh se Lionel Messi duhej të tregohej një kapiten dhe të fliste me Martinez për të ndaluar gjestet ndaj Mbappe.

“Messi duhej të fliste me Martinez, t’i thoshte që të ndalonte gjestet dhe të tregonte respekt ndaj Mbappe. Nuk mund t’i kuptoj si mund të tallen me Mbappe, nuk ishte diçka e bukur nga ana sportive. Ishte gjest primitiv dhe që nuk më pëlqeu fare. Janë gjeste që nuk bëhen, duhet të tregosh se nuk je më primitiv sepse pastaj lë të kuptosh se nuk je një person pozitiv”, u shpreh Ceferin./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img