2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

“Çdo e arritur është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët”, Hamza takon ambsadorin italian

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Bedri Hamz, ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hamza ka bërë të ditur se me ambasadorin diskutuan për situatën politike, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Hamza ka thënë më tej se “çdo e arritur e deritashme në Kosovë është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë”.
Postimi:

Një takim të përzemërt sot e kisha me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu. Ne biseduam për situatën politike, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë. Biseduam edhe për bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe investimet italiane, por rëndësi të veçantë i kushtuam nevojës së rikthimit të koordinimit dhe bashkëpunimit të Kosovës me partnerët e saj.

Çdo e arritur e deritashme në Kosovë është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë. Kjo ka qenë dhe duhet të jetë rruga e Kosovës!

Bashkëpunimin mes Kosovës dhe Italisë do ta thellojmë edhe më shumë në të ardhmen!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img