2.6 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Çdo ditë e më shumë larg saj, Luizi: Nuk kam besim tek Efi!

Ditëve të fundit këngëtari shkodran Luiz Ejlli e ka dëshmuar që ende ka hatërmbetje me Efi Dhedhes, me të cilën krijoi një shoqëri brenda Big Brother VIP Albania.

 

 

Me rikthimin e Efit dyshja kishin disa debate që lidheshin me një reagim që ajo kishte bërë jashtë shtëpisë së famshme në lidhje me një situatë të këngëtarit me partneren e tij, Kiara Tito.

Një pjesë e shkurtër e klipit ku Efi bënte një deklaratë që mbronte Luizin, por në anën tjetër ‘sulmonte’ Kiarën bëri që raporti i thyer të mos ishte më i njëjtë.

Megjithatë, Luizi dhe Efi arritën që ta rregullojnë marrëdhënien deri së fundmi kur këngëtari nisi të bënte disa deklaratë kundër saj me banorët e tjerë.

 

 

Teksa ndodhej në oborr me modelen Jori Delli, Luizi tha se Efi kishte nevojë për të në lojë dhe se askush nuk ishte i interesuar për të kur hyri sërish në shtëpi.

“Efit nuk i besoj, ajo thjesht ka nevojë për mua që të ecë, e shfrytëzon këtë gjë, Efit nuk po ia varte askush kur hyri, prandaj donte të dilte, në momentin që i shtriva dorën unë iu bë fushë me lule, e mbështeta kur ishte në debate me Kristi, Dean dhe Nitën, i rrija në krahë pak rëndësi nëse kishte të drejtë apo gabim,  dhe kështu depërtojë dhe tani ndihet e sigurt se thotë kam Luizin”, tha Luizi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img