4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Çdo destabilizim politik, negativ në ekonomi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko përshëndeti miratimin e paketës kushtetuese të reformës në drejtësi, e cila sipas tij, do të ketë një ndikim të madh pozitiv në ekonominë e vendit.
Në një dalje për mediat, ai tha se ky ndikim reflektohet akoma më shumë në ekonomi për faktin që u miratua edhe me konsensus të plotë dhe nga të gjithë deputetët në Parlament.
“Çdo destabilizim politik do të kishte ndikim negativ në ekonomi dhe e kundërta. Miratimi i reformës me 140 vota është pozitiv”, tha Sejko.
Kreu i BSH u pyet edhe për shkrimet të fundit në disa media, të cilat flasin për një raport sekret të KLSH-së, ku thuhet se shuma e vjedhur në Bankën e Shqipërisë është 3 herë me e lartë se ajo e deklaruar.
Por guvernatori Sejko hodhi poshtë pretendimet dhe tha se nga të gjitha hetimet dhe e bëra, shuma është ajo e deklaruar dhe e njoftuar më herët.Ndërkohë, Guvernatori njoftoi se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img