Ai po ashtu ka porositur që t’i kthehn Turqisë edhe persona të tjerët të cilët kanë mundur të jenë përfshirë në tentim-puçin e fundit në Turqi.
“Shkolloni fëmijët në institucionet e TIKA-s. Mos lejoni që fëmijët të anëtarësohen në shkollat terroriste të FETO-s sepse ata janë organizatë terroriste dhe mund të kryejnë akt terrorist edhe në Kosovë pas atij në Turqi. Dorëzonani pata që janë përfshirë në tentim-puçin e fundit sepse edhe ne do t’jua dorëzonim”, ka thënë Çavusoglu.
Ai po ashtu ka thënë se Turqia po punon në drejtim të anëtarësimit të Kosovës në organizata evropiane e euro-atlantike dhe se do të vazhdojmë me ndihma e marrëveshje në ekonomi e arsim.
Ndërkohë edhe ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, e ka falënderuar Çavusoglun dhe ka thënë se janë dakorduar që të vazhdohet bashkëpunimi e të nënshkruhen marrëveshje në shumë fusha.