Antonio Cassano nuk beson se Milani ka fuqi për ta eliminuar Interin nga Liga e Kampionëve.
Të martën mbrëma do të zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale mes rivalëve nga Milano.
“Nerazzurrët” janë në përparësi pasi e fituan ndeshjen e parë me rezultatin e pastër 2:0.
Duke folur në “BoboTV”, Cassano tha se Milani nuk ka pothuajse asnjë shans për të mposhtur Interin dhe për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Interi duhet të luajë me fëmijët e Primavera-s, për t’u eliminuar. Dhe ekziston rreziku që edhe atëherë Milani të mos mund t’i mposhtë. Me Leaon apo pa, ndryshon pak, Milani është inferior ndaj Interit. Portugezi nuk është Kaka apo Ronaldinho, nuk e shoh në atë nivel”, tha ish-sulmuesi italian.
“Për mua duhet të ndodhë një ‘katastrofë’ që Interi të eliminohet. Pas ndeshjes së parë, paraqitjeve në muajit të fundit dhe epërsisë me dy gola, për mendimin tim nuk ka asnjë shans për kuqezinjtë. Ndoshta do të bëj parashikimin e gabuar për të disatën herë…”, shtoi 40-vjeçari, i cili kishte luajtur për të dy skuadrat, Milanin dhe Interin.