Site icon PrishtinaPress

Çarten mediat maqedonase, i gjuhen Canës, Ramushit, futbollistit boshnjak… (FOTO)

Mediat e regjimit në Maqedoni janë ashpërsuar kundër shqiptarëve duke lancuar shkrime, të cilat kanë për qëllim të shtojnë urrejtjen ndaj personaliteteve shqiptare, shkruan INA, transmeton Gazeta Express.

Gazeta ‘Vecer’, e cila njihet për politikat e saj redaktuese antishqiptare, në një shkrim të botuar sot godet futbollistin shqiptar Lorik Cana.

“Ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana rregullisht në mediume dhe në rrjetet sociale, jep mbështetje të fuqishme për pavarësinë e Kosovës dhe e lartëson kriminelin e luftës, Ramush Haradinaj.”, shkruan Veçer.

Në këtë artikull goditet edhe lojtari i kombëtares bosnjake, Senad Luliq, i cili një takim me Lorik Canën ka bërë një foto me shqiponjen dy krenare./Gazeta Express/

Exit mobile version