Site icon PrishtinaPress

Carsley emërohet trajner i përkohshëm i Anglisë

Trajneri i Anglisë U21, Lee Carsley, është promovuar në detyrë, duke u bërë trajner i Kombëtares A të Tre Luanëve, pasi Gareth Southgate dha dorëheqje pas përfundimit të EURO 2024.

Ish-mesfushori i Evertonit, Carsley, kishte qenë në krye të U21 që nga korriku i vitit 2021, duke udhëhequr në mënyrë fantastike Luanët e Rinj drejt lavdisë së Kampionatit Evropian në 2023. Ai zëvendëson Southgate, i cili u largua pas tetë viteve të paharrueshme në krye pas humbjes së Anglisë ndaj Spanjës në finalen e Euro 2024 muajin e kaluar.

Exit mobile version