-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Carlo Ancelotti flet me dhembshuri për Chelsean para takimit të parë çerekfinal

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti i ka uruar Chelseat më të mirën në të ardhmen, por konfirmoi se nuk do të rikthehet tek ata në të ardhmen.

Italiani fitoi Ligën Premier dhe FA Cup me Blutë në vitin 2010, dhe si sezonin e kaluar, përballet me ta në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Duke folur përpara ndeshjes, Ancelotti nuk kishte asnjë iluzion se po luante kundër një skuadre të mirë, gjë që i çoi ata në kohën shtesë sezonin e kaluar.

“Vitin e kaluar kemi vuajtur shumë. Është një ekip në një nivel tjetër. Në këto lloj ndeshjesh ka një motivim të madh dhe është një skuadër shumë e nivelit të lartë”, deklaroi fillimisht Don Carlo.

“Kam edhe 20 vite përvojë, por kjo nuk do të ndryshojë se çfarë do të ndikojë në atë që ndodh në lojë. Ai (Frank Lampard) është një trajner fantastik, profesionist i jashtëzakonshëm dhe në këtë rast nuk mendoj se (përvoja) do të jetë shumë e dobishme. E vërteta është se ai ka ardhur një javë më parë dhe është i vetëdijshëm se si mund të shkojnë këto lojëra. Ai do të bëjë mirë në kohën që do të qëndrojë te Chelsea”.

Blutë aktualisht janë në vendin e 11-të në Ligën Premier dhe Ancelotti pranoi se ishte i trishtuar që i sheh në këtë gjendje.

“Më vjen keq që i shoh ata kështu, nga njerëzit që ende punojnë atje. Unë jam një mbështetës i Chelseat, kam kaluar dy vite fantastike atje. A do të kthehesha? Jo… nuk mendoj kështu. Mendoj dhe shpresoj që Lampard do të bëjë një punë fantastike”, ka shtuar më tej strategu italian.

Ancelotti ka deklaruar në shumë raste se dëshiron të përfundojë kontratën e tij me Real Madridin, e cila skadon në vitin 2024, pavarësisht spekulimeve që e lidhin atë me punën në Brazil.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img