7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Carla Del Ponte: Tani është tepër vonë të dënohen komandantët e UÇK-së

Ish kryeprokurorja e gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, nuk pret që Gjykata Speciale të sjellë të vërtetën dhe të kënaqë drejtësinë.

“Është shumë vonë për të vendosur të vërtetën për krimet e kryera në Kosovë, veçanërisht në Shtëpinë e Verdhë. Ne u përpoqëm për të bërë atë një herë, por nuk pati sukses”, ka thënë Del Ponte sot në një intervistë telefonike për Tanjug, transmeton Indeksonline.

Ajo gjithashtu iu përgjigj pyetjes së Tanjug në lidhje me mundësinë se viktimat e UÇK-së dhe familjet e tyre ende presin drejtësinë dhe përveç dëshmive të mjaftueshme të këtyre krimeve të cilat ishin shkatërruar, në të cilat kishte spekulimeve se kishte dorë edhe ish-Prokurori i OKB-së Geoffrey Nice, e i cili do të jetë avokati mbrojtës i ish-komandantit të UÇK-së, Sami Lushtaku.

“Nice, sa unë kujtoj, nuk ishte i përfshirë në hetimin e rastit në Shtëpinë e Verdhë”, ka thënë Del Ponte, duke shtuar se ajo nuk e di nëse gjykata pas një kohe kaq të gjatë do të jetë në gjendje për të gjetur të vërtetën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img