Site icon PrishtinaPress

Çarja e LDK-së del në shesh, Lutfi Haziri godet Vjosa Osmanin

Se Lidhja Demokratike e Kosovës është e përçarë tregon sonte edhe një qëndrim i nënkryetarit Lutfi Haziri.

Ai në një status të publikuar në llogarinë e tij në Facebook ka goditur kolegen e e tij nga partia, Vjosa Osmanin e cila sot ishte në një aktivitet bashkë me deputetët, Armend Zemajn e Haxhi Avdylin.

Statusi i plotë i Hazirit:

Nuk po çuditna me Armend Zemajn e Haxhi Avdylin, por po çuditna me këtë nusen e Preshevës, vendlindjes së Idriz Seferit, e cila po shet men te Boletini i Kosovës, tue harrue vendlindjen e kolosit të Karadakut që sot gjendet në Serbi.

Po i kallxoj asaj dhe krejt atyne që ‘shesin men’ për vota se qysh e kam pru simbolikisht Idriz Seferin n’Gilan, kam me e pru edhe vendlindjen e tij në Kosovë, Preshevën. Kam me e pru edhe Bujanocin, edhe Medvegjën, edhe autostradën, e edhe hekurudhën.

Kosova Lindore ka me qenë Kosovë. Tash asht koha. E kemi amanet me e ba të mundun. Kush e konteston këtë fakt, fort marre duhet me i ardhë!

Exit mobile version