Capital T është nga më të suksesshmit e rep skenës shqiptare.
Ai përflitet kudo për projektet e sukseset por është shumë i mbyllur sa i përket jetës private.
Artisti prej kohësh përflitet për një lidhje dashurie me Adrola Dushin, e cila nuk u konfirmua asnjëherë duke mbetur në kuadrin e thashethemit.
Por me Adrolën apo dike tjetër, Trimi qenka rehat sa i përket kësaj pjese dhe këtë e zbuloi vet.
Si rrallë herë ai foli shkurt për jetën sentimentale por duke mos dhënë shumë detaje.
“Jam rehat, i stabilizuar… Dua të vazhdojë kështu, të mos ndryshojë…”, u shpreh ai.