Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T, po vazhdon pushimet prej disa ditësh në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubai.
Ai me këtë rast ka vizituar një nga xhamitë më të bukura në botë, Sheikh Zayed Grand Mosque, Abu Dhabi.
Këngëtari ndërkohë ka shpërndarë disa fotografi në llogarinë e tij personale, Instagram.
“Duke përqafuar kulturën”, ka shkruar ai.
Të shumta kanë qenë reagimet që ka marrë në pjesën për komente nga miqtë e fansat.
Krijuesi i hitit “Habibi” duhet theksuar se është praktikues i madh i fesë islame.
Ai javë më parë paralajmëroi se në vitin 2023 do të realizojë koncertin “Time Capsule”, të cilin e mbajti në Tiranë në 2019.