Rep-artistët e njohur shqiptar, Capital T dhe Ledri Vula vazhdojnë të jenë prej më të dëgjuarve në tregun muzikor.
Kjo për shkak të veçantisë dhe interpretimit të shkëlqyer të këngëve, që arrijnë të kalojnë edhe kufijtë shqiptarë.
Dyshja së fundmi kanë bashkuar forcat dhe kanë sjellë bashkëpunimin “DMP”, që rezultoi të jetë mjaft i pëlqyer nga fansat e tyre.
https://www.instagram.com/p/CBqFo4uho-8/?utm_source=ig_embed
Përpos kësaj, reperët kanë thyer rekord shikueshmërie në platformën YouTube, duke arritur 1.6 milion klikime në vetëm 24 orë.
Kënga e tyre solli tek adhuruesit e muzikës së tyre një frymë verore, me një klip të realizuar në bregdet.
https://www.instagram.com/p/CBlab79nmbS/?utm_source=ig_embed
Vlen të përmendet se ky projekt muzikor është pjesë e albumit të Capital T, “Skulpturë”.