3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“Çantat përgjuese, prodhim indian”, si e “hëngri” Safet Gjici sipas ekspertit

Kryebashkiaku i shkarkuar i Kukësit, Safet Gjici, ka qenë temë kryesore që prej dy ditësh në të gjitha mediat dhe rrjetet sociale pas videoskandalit të bërë publik.

Në video shihet Gjici duke kryer marrdhënie seksuale me një grua të identifikuar si Alma.K 40-vjeçe, në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit.

Ajo që tërhoqi vëmendjen pas videos ishte se kush mund ta ketë bërë regjistrimin, për sa kohë që brenda në zyrë nuk lejohen kamera, si dhe pajisja që ka bërë filmimin tregon edhe orën edhe datën kur është bërë xhirimi.

Kësaj pyetjeje 1 milionë dollarëshe, i ka dhënë përgjigje eksperti për sigurinë dhe kriminalistikën, Ervin Karamuço, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”.

Ai tha se filmimi i aktit është bërë me anë të një çante, që është vendosur posaçërisht në atë pamje për të filmuar aktin.

Sipas Karamuços këto çanta kanë ardhur dhe në Shqipëri, të cilat kushtojnë rreth 300 dollarë.

Karamuço: Dinamika e supozuar ka qenë kjo: Janë futur në zyrë, filmimi është bërë nga një çantë. Çanta është pozicionuar në atë pamje ku vërtet do të kryhej akti, në pjesë ballore të zyrës. Ky nuk është akti i parë, do ketë qenë akti i përsëritur.

Është vendsosur çanta, e shikoni atë vrimën e vogël te zinxhiri, ajo ka një bateri. Ky është prodhim indian diku te 300 dollarë. Këto janë çanta që përdoren nga gratë të cilat duan të shantazhojnë përmes pamjeve filmike intime.

Këto çanta kanë ardhur dhe në Shqipëri. Podseduesja e cantës ka qenë në dijeni të plotë të asaj që po filmohet dhe vazhdon të kërkojë ende pamje filmike, intime. Është e planifikuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img