Mbrojtësi italian, gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e këtyre dy skuadrave, që viteve të fundit kanë zhvilluar rivalitet të madh në garën për titull në Serie A, dhe që në fund gjithmonë ka triumfuar Juventusi.
“Juventus meriton respekt për gjithçka, për punën e bërë në momente të caktuara. Ata transferuan Cristiano Ronaldon kur kishin nevojë për më shumë besim dhe entuziazëm për të rinovuar skuadrën. Ngritja e tyre në një nivel më të lartë në Evropë vazhdon pacenueshmërinë e tyre në Itali”, ka deklaruar Cannavaro, përcjell prishtinapress.eu
Cannavaro që tani drejton skuadrën kineze, Guangzhou Evergrande, ka treguar mënyrën se si Napoli mund t’i jap fund dominimit të Juventusit në Serie A.
“E vetmja mënyrë që Napoli të fitojë titullin, është të nënshkruajë me Messin”.