Canelo Alvarez është konfirmuar kampion bote në peshën super të mesme (76 kg), pasi mposhti pas 12 raundesh me pikë me vendim unanim Gennady Golovkin.
Gjyqtarët vendosën 3-0 në favor të meksikanit 116-112, 115-113, 115-113.
Alvarez ishte më këmbëngulës dhe tentoi disa herë me “jab” me të majtën dhe me kombinime dyshe, por nuk ia doli ta hidhte në tokë Golovkin.
Kjo ishte ndeshja e tretë mes dy boksierëve. E para kishte përfunduar në barazim dhe pati shumë polemika, ndërsa të dytën e kishte fituar Alvarez. / abcnews.al