2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Çanak: Serbia njeh elemente të shtetësisë së Kosovës, por s’e pranon kurrë që e ka njohur

Dialogu Kosovë-Serbi, nuk është prioritet për Perëndimin, kjo për shkak të ngjarjeve globale. Kështu deklaron politikani Nenad Çanak.

Megjithatë, ai sqaron se procesi ka dhënë rezultate të caktuara. Ai është i mendimit se situata ka ndryshuar në mënyrë drastike që nga viti i kaluar dhe thekson se tanimë Serbia ia njeh Kosovës shumë elemente të shtetësisë. Dokumentet e identifikimit apo targat, janë disa prej tyre.

“Ka progres sepse vetëm para një viti e gjysmë për pak ka pasur luftë për shkak të targave të Kosovës, sot nuk është më problem. Dokumentet e Kosovës janë të njohura. Meqenëse e gjithë kjo është e njohur, ju keni një njohje hap pas hapi të Kosovës, në pjesë të vogla. Serbia, si kjo që është sot, nuk mund të pranojë kurrë vetëm një gjë, ajo është se e ka njohur Kosovën. Për shkak se ajo nuk mund të pranojë se e ka njohur Kosovën, çdo fjalë tjetër hyn në lojë, përveç njohjes”, tha Çanak, ish-lider i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës.

Aktualisht, në Beograd besohet se ka një vakum politik të shkaktuar nga zgjedhjet në Britaninë e Madhe, Francë dhe në ShBA. Kjo mundëson forcimin e kundërshtarëve të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ivan Videnoviq, profesor në Universitetin e Beogradit, thotë se plani gjermano-francez nga i cili lindi Marrëveshja e Ohrit duhet të rivitalizohet dhe të kthehet në fokus.

“Më duket se është bërë një hap prapa sepse janë shtyrë detyrimet e të dyja palëve lidhur me zbatimin e Asociacionit dhe përmbushjen e obligimeve të Serbisë në lidhje me moskundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Prandaj plani gjermano-francez nga i cili lindi Marrëveshja e Ohrit duhet të rivitalizohet dhe të kthehet në fokus”, tha Videnoviq.

Sidoqoftë, nga dialogu ka shumë pritje që çështja e normalizimit të kthehet në qendër të vëmendjes me një administratë të re në Bruksel. Kjo, në mënyrë që të evitohet jostabiliteti i mundshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img