11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Çanak: Nëse nuk mund t’i kaloni kufijtë e Kosovës, shpjegoni pra se si është pjesë e Serbisë?

Njëri nga kandidatët për president të Serbisë, Nenad Çanak ka përsëritur se nëse del fitues në këtë kandidim, do të pranojë menjëherë pavarësinë e Kosovës.

“Askush në kampanja nuk pyet se sa kushton kjo që njerëzve në mënyrë masive u është shpërlarë truri, prandaj është tabu të pyesësh për Kosovën? Sepse, nëse Kosova ka kufi që nuk mund t’i kaloni pa pasaportë, nëse gjysma e shteteve në planet e kanë pranuar atë dhe nëse ajo ka gjyqësor dhe ekzekutiv të pavarur nga organet e Serbisë, le të më shpjegojë dikush se në bazë të çkaje, Kosova është më shumë pjesë e Serbisë, p.sh Kameruni?”, ka thënë Çanak.

Çanak ka ndërlidhur çështjen e Kosovës me arsyen e shëndosh.

“Veten po e sillni në pozitën sikur kur mjeku të jep diagnozën e gabuar, ndaj çdo terapi është e gabuar”, ka përfunduar Çanak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img