6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Çanak: Kur shpalli Kosova pavarësinë i thashë presidentit serb me ironi “pse nuk i nisni tanket”

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte deputet në Kuvendin e Serbisë kur Kosova shpalli pavarësinë më 2008.

Në një intervistë në portalin serb “Mondo”, Çanak tha se në atë seancë i kishte thënë me ironi presidentit dhe kryeministrit të Serbisë që t’i nisin tanket për në Kosovë meqë e njëjta është pjesë e Kushtetutës së Serbisë.

“Kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, unë isha deputet në Parlamentin e Serbisë. Dhe pastaj thashë qartë – a thotë në Kushtetutë që Kosova është pjesë e Serbisë? Po. Nëse është e shkruar, është obligim juaj si president i vendit, atëherë ishte Tadiqi, dhe ju si kryeministër, dhe ky ishte Koshtunica, që menjëherë t’i ndizni tanket dhe t’i dërgoni në Prishtinë dhe të arrestoni Thaçin dhe Haradinajn. Lufta kryesore në këtë vend është se kush çfarë do të thotë e jo kush çfarë do të bëjë”, u shpreh Çanak.

Ndër të tjera, ai tha se ajo që askush nuk guxon ta thotë është se Kosova u fitua me luftë dhe u humb me luftë.

“Lufta kryesore është që askush nuk guxon të thotë se Kosova është fituar në luftën e vitit 1912 dhe ka humbur në luftën e vitit 1999. Pikë”, tha Nenad Çanak.

Kujtojmë se politikani nga Vojvodina është ndër politikanët e paktë në Serbi që njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img