Mbrëmë u diskutua rreth rrugëtimit të Ballkanit në grupet e Ligës së Konferencës, që klubi i Ilir Dajës dhe përfundimisht u eliminua nga ky kompeticion.
Ballkani nuk arriti ta mposht skuadrën e Dinamo Zagrebit për ta siguruar një vend në rundin e nokuatit, shkruan Sinjali.
Një debat i ashpër mbrëmë u zhvillua mes gazetarës, Genta Cana dhe trajnerit Faruk Statovci në emisionin ‘Dueli Sportiv’.
Cana e quajti ”mjeshtër” trajnerin e suharekasve, Ilir Daja, teksa ia atruboi meritat për suksesin e klubit.
“Mjeshtër është Ilir Daja, pastaj vijnë futbollistët”, u shpreh Genta Cana.
Me këtë nuk u pajtua aspak trajneri i Phoenix, Faruk Statovci.
“Mjeshter po, por dikush duhet me ia çu harxhin me ndertu shpinë”, tha mes tjerash Statovci.