-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Cameron për sulmin në Banjskë: Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta parandaluar dhe luftuar nëse përsëritet

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka folur për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan si interes kombëtar të Britanisë së Madhe, duke nënvizuar edhe rastin e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

Nga një vizitë që i bëri të enjten ushtarëve britanikë të KFOR-it në Kosovë, Cameron e quajti shumë shqetësues sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Ai tha se Britania e Madhe me të drejtë e ndihmon Kosovën në përpjekjet e saj për stabilitet, siguri dhe prosperitet.

“Ajo që ndodhi në shtator mendoj se ishte jashtëzakonisht shqetësuese dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta parandaluar dhe për ta luftuar nëse përsëritet. Kosova është një shtet i pavarur, sovran që dëshiron stabilitet, siguri dhe prosperitet. Britania po ndihmon në të gjitha këto dhe ajo që po bëjmë është e drejtë”, tha ai. “Stabiliteti në Ballkan, siguria në Ballkan, ndalimi i atyre që duan të shkaktojnë trazira dhe probleme, janë interesa të drejtpërdrejta kombëtare të Britanisë së Madhe”, tha ai në një prononcim për “Reuters”

Cameron ka thënë se pikërisht këto janë arsyet pse ai ka qëndruar në Kosovë për të ripërsëritur qëndrimin e Britanisë së Madhe se Kosova “si shtet i pavarur e meriton mbështetjen tonë drejt sigurisë dhe suksesit”.

Gjatë ditës, Cameron ka takuar presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme Donika Gërvalla. Ai mbrëmë është pritur nga kryeministri Albin Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img