4.5 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Cameron paralajmëron OKB-në: Nëse nuk ka mbështetje për Ukrainën do të ketë kosto

Ministri i Jashtëm i Britanisë, David Cameron, ka paralajmëruar OKB-në për pasojat e tërheqjes së mbështetjes për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Kështu tha Cameron, teksa po fliste në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New-York në prag të përvjetorit të dytë të pushtimit.

“Dy vjet më vonë, e kuptoj se disa duan të rimendojnë. Ka një ndjenjë lodhjeje, ka probleme të tjera, një kompromis mund të duket tërheqës. Por kjo është e gabuar. Ne duhet ta njohim koston e heqjes dorë”, ka theksuar Cameron.

“Putini ka thënë se nuk do të ketë paqe derisa të arrihen qëllimet e Rusisë, dhe në intervistën e tij të fundit, ai me kujdes shmangu konfirmimin se ishte i kënaqur me tokën e pushtuar nga Ukraina aktualisht”, shtoi ai.

“Ky nuk është një njeri që kërkon kompromis – përkundrazi, ky është një ngacmues neo-imperialist që beson se fuqia është e drejtë”.

Ai shtoi se, nëse presidenti Putin do të “arrinte një lloj fitoreje, edhe pjesa tjetër e botës do të vuante”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img