-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Cameron në Kosovë: Britania duhet t’i përkrahë miqtë e saj në një botë me konflikte të mëdha

Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka folur sot në konferencë për media pas takimit me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla.

Ish-kryeministri britanik tha se ata vazhdojnë të mbeten mbështetës të mëdhenj të Kosovës, dhe që periudha aktuale në botë që po karakterizohet me konflikte të mëdha bën që Britania të jetë sa më përkrahëse ndaj miqve të saj.

“Ne jemi mbështetës të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës, të sovranitetit të Kosovës, dhe të së drejtës së Kosovës për t’u njohur nga të tjerët”, ka thënë Cameroni në konferencë për media.

“Mendoj që njëra prej gjërave që e dëgjova e që është shumë e rëndësishme është rëndësia e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Kjo është diçka në të cilën po investon Britania e Madhe. Është diçka tepër e rëndësishme për interesin tonë kombëtar”.

“Mendoj që diskutimet që i patëm e rrokin një strukturë më të përgjithshme pasi siç shohim nëpër lajme sot, jetojmë në një botë me pasiguri të mëdha, me konflikte të mëdha, dhe është një periudhë ku shtetet si ne Britania duhet t’i përkrahim miqtë tanë, të punojmë në dhe të punojmë për së afërmi në aleancat tona”.

“Pra ajo që po e bëjmë në Kosovë është pjesë e një strukture më të gjerë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img