Site icon PrishtinaPress

Cameron i kërkoi Stoltenbergut që “KFOR-in ta bëjmë më të fortë e më të guximshëm” pas vizitës në Kosovë

Duke folur në Parlamentin Britanik, kryediplomati David Cameron, tregoi që pas vizitës së tij në Kosovë muaj më parë, i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshën të NATO-s që misioni paqembajtës i NATO-s në Kosovë “të bëhet më i fortë e më i guximshëm”:

“Isha në Kosovë dhe kalova një kohë me KFOR-in. Pasi u ktheva kontaktova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe i thashë se mendoj se duhet të punojmë më shumë me KFOR-in, që të jetë më i fortë dhe më i guximshëm. Na duhej, siç e mbani mend, për të hequr kufizimet nga disa prej trupave të ndryshme nga kombe të ndryshme që kanë atje”, tha ai, siç e citoi “The Independent”.

Exit mobile version