Site icon PrishtinaPress

Camaj thotë se “Vatra” po synon të sigurojë një njohje të rëndësishme për Kosovën

Pashko Camaj nga “Vatra” në “Info Magazine” në Klan Kosova tha se po synojnë të sigurojnë një njohje të rëndësishme për Kosovën.

Ai u shpreh se kanë pasur disa lidhje sa i përket kësaj çështje dhe tha se janë në diskutime.

“Njohja e Kosovës ka qenë një gjë që shumë na ka interesuar edhe neve si federatë dhe pikërisht këto ditë jemi në diskutim për të folur me disa akterë global në këtë drejtim, që kemi pasur disa lidhje, por jemi në diskutime”, u shpreh ai.

Camaj tha nëse arritet ajo njohje, siç u shpreh ai, do të jetë një gjë shumë e madhe për Kosovën, përcjell Klankosova.tv.

“Besoj që do të ketë rëndësi, sepse nëse arrijmë të marrim njohjen nga ai akter, do të jetë një gjë shumë e madhe për Kosovën”, u shpreh tutje ai.

Exit mobile version