12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Call Center po “shkatërron” të rinjtë, 17% e tyre kanë probleme me dëgjim

Dëmtimi i dëgjimit është një fenomen që po përhapet shpejt në moshat e reja. Mjekët otorinolaringolog, japin alarmin se përdorimi i kufjeve për një kohë të gjatë po çon në ulje të parikthyeshme të dëgjimit. Më të rrezikuar janë të rinjtë që punojnë me orë të gjata në kompanitë Call Center.

Sipas mjekësve, në Shqipëri 17 % e të rinjve kanë ulje të dëgjimit, nga përdorimi i kufjeve.

“17% e të rinjve të cilët përdorin kufje për të dëgjuar muzikën apo që punojnë në call center fillojnë të mos dëgjojnë cicërimën e zogut apo fëshfërimat, pra ata nisi të mosdëgjojnë. Humbja e dëgjimit nuk kapet qënë fillim, por me kalimin e viteve, atëherë kur rikthimi i tij është i pamundur”,tha prof Suela Sallavaci, mjeke otorinolaringologe, shkruan Opinion.al.

Policët e trafikut janë një tjetër kategori dëgjimi, i të cilëve po dëmtohet si pasoje e kushteve të punës.

Studimet e fundit, kanë treguar se gjatë një viti 40 milion njerëz në gjithë botën, kanë dëmtime të dëgjimit si pasojë e ndotjes akustike në të cilën jetojnë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img