Në muajin dhjetor të vitit 2023, do toë mbahet një ngjarje interesante në futboll.
Për herë të parë në histori do të zhvillohet Kupa e Botës së Legjendave, një ture i organizuar nga emra të mëdhënjë të futbollit botëror, shkruan IndeksOnline.
Tetë kombëtare do të marrin pjesë në Botërorin e legjendave të përbëra nga lojtarë që kanë dalë në pension dhe që kanë luajtur të paktën një ndeshje me ekipet e tyre përfaqësues, para se të pensionoheshin nga futbolli.
Spanja, Brazili, Argjentina, Uruguai, Franca, Anglia, Italia dhe Gjermania, do të jenë kombëtaret pjesmarrëse në këtë turne.
Ky kompeticion do të zhvillohet në një vend të vetëm ende të pacaktuar (tre qytete nga Amerika e Veriut, një nga Amerika e Jugut dhe dy nga Lindja e Mesme janë kandidatë për të pritur këto ndeshje).
Kapitenët e skuadrave në fjalë do të jenë: Michel Salgado (Spanjë), Emerson (Brazil), Esteban Cambiasso (Argjentinë), Diego Lugano (Uruguaj), Christian Karembeu (Francë), Steve McManaman (Angli), Marco Materazzi (Itali) dhe Kevin Kuranyi (Gjermani.
Ndeshjet do të luhen në dy pjesë nga 35 minuta dhe në rast barazimi sfida do të shkojë direkt në penallti.