-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Caktohet marzha tregtare për produktet e naftës

Me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka njoftuar se ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.

Sipas këtij vendimi, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy euro centë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë euro centë për litër.

“Llogaritja e marzhës tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë dhe pakicë bëhet sipas nenit 4 paragrafi 1.1 dhe 1.2. të U/A Nr. 03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse. Ky vendim hyn në fuqi nesër dhe mbetet në fuqi tridhjetë ditë”, njofton ministria.

Sipas njoftimit, mbikëqyrja e zbatimit të këtij vendimi bëhet nga Inspektorati Qendror i Tregut në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore.

MINT njofton se Inspektorati Qendror i Mbikqyrjes së Tregut, ditëve në vijim do të intensifikojë mbikëqyrjen e tregut edhe sa i takon cilësisë dhe sasisë së produkteve të naftës.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka bërë të ditur se nga monitorimi i rregullt i tregut të produkteve të naftës dhe bazuar në evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës lidhur me çmimet e furnizimit/importit të produkteve të naftës si dhe raportin e Inspektoratit të Tregut lidhur me çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të naftës, ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror, çka përbën bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse.

https://www.facebook.com/share/nvnJxfSVA3XC2m65/?mibextid=WC7FNe

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img