Site icon PrishtinaPress

Caktohet gjyqtari për takimin gjysmëfinal mes Italisë dhe Spanjës

Gjyqtari gjerman, Felix Brych do të ndajë drejtësinë për takimin mes Italisë dhe Spanjës.

Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Azzurëve dhe Furisë së Kuqe luhet të martën (6 korrik) nga ora 21:00 në stadiumin “Wembley Stadium” në Londër.

Bashkëatdhetarët e tij Mark Borsch dhe Stefan Lupp do të jenë ndihmësit e tij, ndërsa Marco Fritz do të jetë në dhomën e VAR-it.

Ndeshja e fundit me Italinë e drejtuar nga Brych ishte fitorja e Azzurrit 1-0 në një përplasje të Ligës së Kombeve ndaj Holandës në shtator të vitit 2020.

Brych vlerësohet si njëri ndër gjyqtarët më të mirë në këto vitet e fundit, e që natyrisht se në këso ndeshje të mëdha, kërkohen edhe arbitra me eksperiencë.

Exit mobile version