Site icon PrishtinaPress

Caktohet gjyqtari i finales së EURO 2024

Francois Letexier do të jetë gjyqtar kryesor në finalen e Kampionatit Evropian të dielën.

Finalja e madhe e EURO2024 do të zhvillohet mes Spanjës dhe Anglisë, me fillim nga ora 21:00, raporton Indeksonline.

35-vjeçari francez ka marrë drejtimin e tre ndeshjeve në turneun e kësaj vere: Spanjë-Gjeorgji,  Danimarkë-Serbi, si dhe Kroaci-Shqipëri.

Letexier do të ndihmohet nga Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa Szymon Marciniak, është caktuar si gjyqtari i katërt.

 

Jerome Brisard do të jetë ndihmësi i arbitrit video (VAR).

Finalja e së dielës zhvillohet në Olimpiastadion në Berlin.

Exit mobile version