Site icon PrishtinaPress

Caktohet çmimi i derivateve për 24 orët e ardhshme, bie pak nafta e benzina

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e produkteve të naftës.

Çmimi i naftës dhe benzinës do të jetë më i lirë të paktën deri të enjten në orën 10:00.

Çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.73€, nga 1.75€ sa ishte dje.

Çmimi i benzinë është 1.67€ për litër, nga 1.69€ sa ishte dje.

Ndërkaq i njëjtë mbetet çmimi i gasit. Një litër gas shitet maksimalisht 0.78€.

Exit mobile version