Site icon PrishtinaPress

Cakolli: VV-ja me më së shumti deputetë milionerë

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) tha se deputetët e Kuvendit kanë deklaruar rreth 210 milionë euro pasuri të paluajtshme, rreth 13 milionë euro pasuri të luajtshme, rreth 480 milionë euro aksione në shoqëri komerciale, 155 mijë euro në letra me vlerë, kurse 17 milionë euro para të gatshme.

Cakolli thotë se Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka më së shumti deputetë milionerë.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë deklaruar pasuri në vlerë prej plot 720 milionë eurosh, apo gati sa 1/3 e buxhetit të vendit. Më së shumti deputetë milionerë ka grupi parlamentar i LVV-së – me 4 sosh, pasuar nga AAK-ja, LDK-ja dhe PDK-ja – me nga 2 deputetë milionerë secila, si dhe Lista Serbe e Grupi Multietnik që kanë secila nga një deputet milioner. Deputetët kanë dekaluar rreth 210 milionë euro pasuri të paluajtshme, rreth 13 milion euro pasuri të luajtshme, rreth 480 milion euro aksione në shoqëri komerciale, 155 mijë euro në letra me vlerë, kurse 17 milion euro para të gatshme”.

Exit mobile version