Sekretari i Përgjithshëm i Degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli ka kritikuar kryetarin Shpend Ahmeti për rastin në lagjen ‘Kolovica’.
Cakolli ka thënë se si qytetar ndihet i shqetësuar me komoditetin e Ahmetit kundrejt përgjegjësisë së tij në rrafshin juridik, por kulmi i kësaj ka arritur me rastin tragjik të familjes që humbi dy fëmijë në lagjen ‘Kolovica’.
Lexoni postimin e plotë në Facebook:
Shpend Ahmeti – Lot krokodilli e fushatë zgjedhore në vend të përgjegjësisë juridike, etike e politike
Si qytetar, jam thellësisht i shqetësuar me komoditetin e kryetarit të Prishtinës kundrejt përgjegjësisë së tij në rrafshin juridik, etik e politik, qysh moti, por kulmi i kësaj arriti me rastin tragjik të familjes që humbi dy fëmijë në lagjen Kolovicë.
Nëse iu kujtohet, ne ceremoninë e varrimit të atyre fëmijëve, fatkeq për kohën kur u lindën e vendin ku u rritën deri në ditën tragjike, kryetari i Prishtinës derdhte lot, krokodilli, ku edhe zotohej se do të jet’ krah i kësaj familje.
Tani, jo që nuk po ndodhë kështu, sipas deklarimit publik të prindit të fëmijëve, por ajo familje, me vetëdije po injorohet nga i zotuari publik, qoftë në fushatë zgjedhore, e cila nuk u ndal kurrë, qoftë në ceremoninë e varrimit të fëmijëve.
Prandaj, jo vetëm i shqetësuar, por fundamentalisht i traumatizuar mbetem, e sigurisht edhe shumë qytetarë të tjerë me komoditetin e kryetarit të Prishtinës, kundrejt përgjegjësive të tij.
Ky kryetar, ose edhe cilido në atë funksion:
– Janë ligjërisht përgjegjës për raste të tilla. Në kushte normale, ky do duhej të ishte në bankën e të akuzuarve për mosveprim (Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, ku për rrjedhojë humbën jetën dy femijë – engjuj).
– Kanë përgjegjësi etike. Në kushte normale, ky do duhej të jep dorëheqje të parevokueshme
– Kanë përgjegjësi politike. Në kushte normale, nuk do duhej kurrë të ishte pretendent për funksione politike.
Ky i joni, jo që s’e sheh vetën në asnjë prej situatave të mësipërme, por gjenë kurajo e bazë morale ta injoroj atë familje dhe të vazhdoj me fushatën e egër zgjedhore.