Site icon PrishtinaPress

Cakolli: Problemet me sistemin e publikimit të rezultateve nga KQZ, zbehën besimin te qytetarët

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, ka thënë se problemet në sistemin elektronik të publikimit të rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë zbehur besimin e qytetarëve të Kosovës.

Ai shton se ky problem, la shije të hidhur në këtë proces zgjedhor, transmeton Klankosova.tv.

“Përkundër një dite të mirë zgjedhore që është shënuar nga një interesim i lartë i qytetarëve dhe që është zhvilluar në një frymë demokratike, për shkak të problemeve teknike me sistemin elektronik të publikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së, disa orë pas mbylljes së qendrave të votimit, Demokracia në Veprim konsideron se ky zhvillim ka zbehur besimin e publikut si në rezultatin zgjedhor, ashtu edhe në punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i lënë kësisoj një shije të hidhur procesit”, tha ai.

Exit mobile version