Site icon PrishtinaPress

Cakaj bisedon me homologët e vendeve baltike: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka biseduar sot me ministrat e Jashtëm të vendeve baltike për zhvillimet e fundit politike në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas Cakajt, gjatë bisedimeve me tre ministrat e jashtëm të vendeve baltike – ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Linas Linkeviçius, të Estonisë Urmas Reinsalu dhe ministrin e Jashtëm të Letonisë, Edgars Rinkeviçs është nënvizuar se Serbia duhet ta njohë Republikën e Kosovës duke i njohur integritetin ekzistues territorial dhe rendin kushtetues.

“Serbia duhet ta njohë Republikën e Kosovës duke i njohur integritetin ekzistues territorial dhe rendin kushtetues. Ky është përfundimi i vetëm që garanton një marrëveshje të qëndrueshme në shërbim të stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi”, ka shkuar Cakaj në Facebook, transmeton Telegrafi.

“Bashkimi Evropian duhet t’i liberalizojë vizat me Republikën e Kosovës sa me parë, në mënyrë që të ruajë besueshmërinë e nevojshme para qytetarëve të Kosovës. Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet dhe ka kultivuar me çdo kusht frymën evropiane në rajon. Ndaj, është tepër e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza një orë e më parë”.

“Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e saj të pakursyer për Republikën e Kosovës në çdo rrethanë”, ka shkruar Cakaj.

Sipas Cakajt, në takim është biseduar hollësisht për punën që po bën Shqipëria për të zbatuar të gjitha detyrimet para Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare.

Exit mobile version