Pirja e çajit është lidhur me përfitime të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë një rrezik më të ulët për sëmundjet e zemrës dhe shkallën e inflamacionit në trup.
Tani, një studim i ri nga studiuesit nga Universiteti Northwestern sugjeron një përfitim tjetër befasues të pijes.
Pirja e çajit mund të përthithë natyrshëm metale të rënda si plumbi dhe kadmiumi, sipas studimit të botuar të hënën në revistën ACS Food Science & Technology, transmeton Klankosova.tv
Autorët hetuan se si absorbimi i metaleve të rënda varej nga llojet e ndryshme të çajit – i zi, jeshil, oolong, i bardhë, kamomil dhe rooibos.