Shpërblim prej 10 mijë dollarësh (mbi 9 mijë euro) ka ofruar Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike për këdo që jep informacion që ndihmon në arrestimin e autorit që qëlloi tre studentë palestinezë të universitetit në Burlington, Vermont.
“Për shkak të rritjes së paprecedentë të urrejtjes dhe dhunës anti-myslimane dhe anti-palestineze që kemi dëshmuar në javët e fundit, autoritetet lokale, shtetërore dhe kombëtare të zbatimit të ligjit duhet të hetojnë se paragjykimi mund të jetë motivi i gjuajtjes te këta tre të rinj”, tha Nihad Awad, drejtor i CAIR-it.
Tre personat që u qëlluan kishin lënë Bregun Perëndimor të pushtuar për të studiuar në Shtetet e Bashkuara, raporton Al Jazeera.