14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

CAIR ofron 10 mijë dollarë për këdo që jep informacion se kush qëlloi tre studentët palestinezë në ShBA

Shpërblim prej 10 mijë dollarësh (mbi 9 mijë euro) ka ofruar Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike për këdo që jep informacion që ndihmon në arrestimin e autorit që qëlloi tre studentë palestinezë të universitetit në Burlington, Vermont.

“Për shkak të rritjes së paprecedentë të urrejtjes dhe dhunës anti-myslimane dhe anti-palestineze që kemi dëshmuar në javët e fundit, autoritetet lokale, shtetërore dhe kombëtare të zbatimit të ligjit duhet të hetojnë se paragjykimi mund të jetë motivi i gjuajtjes te këta tre të rinj”, tha Nihad Awad, drejtor i CAIR-it.

Tre personat që u qëlluan kishin lënë Bregun Perëndimor të pushtuar për të studiuar në Shtetet e Bashkuara, raporton Al Jazeera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img